Lajme
Mavraj ndihmon një familje të varfër në Shqipëri
"E kemi vizituar një nënë me nëntë fëmijë që jetojnë në kushte shumë të rënda, në afërsi të Tiranës. Kryefamiljari ka vdekur. Ne përpiqemi të ndihmojmë me aq sa mundem
Një kthinë e ftohtë, me perde të vendosura në vend të derës. Mure të ndotura dhe me zgavra, të “arnuara”. Kabllot elektrike varen, të dala jashtë mureve. Mu në mes të gjithë kësaj, ylli i FC Këlnit, Mërgim Mavraj është ulur në një kauç të shkatërruar.
Pas afër një viti, Mavraj është sërish më në fund pjesë e kombëtares shqiptare, me të cilën luan të shtunën në Vjenë kundër Austrisë. Por, para kësaj, Mavraj ka treguar zemrën e tij për të ndihmuar të varfrit në Shqipëri.
“E kemi vizituar një nënë me nëntë fëmijë që jetojnë në kushte shumë të rënda, në afërsi të Tiranës. Kryefamiljari ka vdekur. Ne përpiqemi të ndihmojmë me aq sa mundemi. Para së gjithash me artikuj ushqimorë dhe duke mundësuar që fëmijët të mos mebeten pa shkollim”, thotë futbollisti për gazetën gjermane Bild.
Mavraj këtu është një yll. Atë e presin në çdo hap selfie-t, shtrëngimi i duarve dhe përqafimet, transmeton albinfo.ch. “Është fantastike të jesh këtu”, thotë Mavraj duke shtuar se pas kualifikimit të Shqipërisë për Evropianin, njerëzit janë jashtëzakonisht euforikë. Edhe vetë Mavraj duket euforik, më në fund, shkruan bild.de, duke pasur parasysh se deri vonë, edhe pas shërimit të këmbës, nuk ishte i sigurt se do të zinte vend në skuadrën e tij në bundesligë. Tash kjo periudhë ka kaluar.
“I jam mirënjohës zotit që më ka dhënë fuqi për të treguar këtë performancë. Trajneri ka treguar besim në mua dhe më ka angazhuar në ekip”, përfundon ai.
Ndërsa fakti se ka mundur t`i kthehet sërish kombëtares shqiptare, ka domethënien e sigurimit të biletës për Evropianin 2016.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira















