Shkurt.ch
Mbi 100 mijë zviceranë nuk paguajnë sigurimet shëndetësore
Gjithnjë e më shumë zviceranë nuk duan ose nuk arrijnë të paguajnë premitë e sigurimeve shëndetësore. Vetëm në kantonin e Cyrihut më 2014 ishin të hapura në llogaritë e institucioneve shëndetësore rreth 37.8 milionë franga zvicerane, pothuajse borxhi është dyfishuar në shtatë vjetët e fundit.
Edhe në nivel vendi të paktën 126.000 premi të sigurimeve shëndetësore mbeten të papaguara, pra rreth 236 milionë franga.
Heinz Brand (SVP), president i Shoqatës së sigurimeve shëndetësore, Santé Suisse, flet për një problem të madh.
“Shpenzimet janë kaluar më pas domosdoshmërisht te të siguruarit e tjerë ose në tatimpaguesit”.
Nëse nuk paguan një person preminë e tij, kantoni paguan 85 për qind të faturës, ndërsa pjesën tjetër e mbulon sigurimi.
“Por, ka edhe një kategori të klientëve, të cilët preferojnë të shpenzojnë paratë e tyre në një makinë të re ose pushime, se sa për premitë e sigurimeve shëndetësore”.
Disa kantone kanë reaguar në zhvillimin dhe listat e zeza me emrat e atyre që nuk i kanë paguar sigurimet. Në Kantonin Aargau aktualisht janë më shumë se 10.000 njerëz të regjistruar, 6900 Luzern dhe Thurgau më shumë se 5000. Derisa ata të kenë paguar borxhin e tyre, kompanitë e sigurimeve do të paguajnë trajtimet e tyre mjekësore vetëm në raste urgjente.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













