Kalendari

Mbrëmje festive në Nyon për 28 Nëntor

Shoqata Kulturore në Nyon dhe rrethinë dhe Këshilli Komunal i LAPSH-it në Nyon organizon manifestimin e përbashkët për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shëipërisë.

Shkolla shqipe në Nyon me programin e saj vë në dukje rëndësinë e gjuhës, folklorit dhe flamurit kombëtar, që së bashku janë forcim i identitetit kombëtar shqiptar.

Mbëmja festive do të organizohet më 23 nëntor nga ora 18:30 në sallën komunale në Nyon rue des Marchandises 4.