Lajme
Mbyllet korridori ballkanik për refugjatët
Korridori i Ballkanit tashmë është mbyllur, pritet konfirmimi zyrtar nga BE-ja.
Autoritetet kroate kishin filluar një përzgjedhje më të ashpër të refugjatëve që vijnë nga Maqedonia dhe Serbia. Kjo do të thotë se korridori i Ballkanit praktikisht tashmë është mbyllur.
Edhe autoritetet kufitare serbe dhe maqedonase kanë marrë një listë të re për zgjedhjen e refugjatëve.
Këto rekomandime të reja janë aplikuar në terrenin në kufirin maqedonaso-grek.
Samiti i BE-së duhet të ketë prioritet publikimin e vendimit për ndalimin e fluksit të paligjshëm të refugjatëve në rrugën ballkanike, shkruan gazeta e Vjenës “Standard”, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të paraqitet nesër në samitin e parë të BE-së me Turqinë, dhe pastaj në samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare.
Pritet që në të ardhmen Turqia në mënyrë konstruktive të bashkëpunojë në kontrollin e kufijve të jashtëm të BE-së dhe që do të pranojë të kthehen refugjatët që nuk kanë të drejtë për azil.
Bashkimi Evropian do të angazhohet edhe në Greqi me gjithë ndihmën e mundshme, duke përfshirë edhe atë financiare, dhe do të dërgojë oficerë në një agjenci të përbashkët kufitare të BE-së, Frontex, në kufirin mes Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Ekziston frika, sidomos në Romë, që emigrantët do të bëjnë përpjekje për të udhëtuar në veri nëpërmes Shqipërisë dhe Italisë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













