Kosova
Mbyllet për qarkullim rruga Kaçanik-Hani i Elezit
Nga nesër nga ora 10:00, të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën nacionale N2, Kaçanik-Hani i Elezit, pasi ka rrezik nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve
Ministria e Infrastrukturës (MI) ka marrë vendim që qysh nga nesër (e martë), nga ora 10:00, të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën nacionale N2, Kaçanik-Hani i Elezit, pasi ka rrezik nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve.
Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës, Rexhep Kadriu, në konferencën e jashtëzakonshme për media tha se Ministria e Infrastrukturës planifikon t’i bëjë matjet e lëvizjes së tokës në atë rrugë për një javë rresht.
Kadriu u shpreh se si ministri është në dijeni për vështirësitë që do të ketë në qarkullimin e veturave një vendim i tillë, por shtoi se për shkak të rrezikut serioz që paraqet ajo rrugë, një gjë e tillë ka qenë e pashmangshme.
Madje sipas tij, reshjet e shiut kanë bërë që rreziku të bëhet edhe më i madh për shkak të zgjerimit të plasaritjes që ka ngjarë mbrëmë, përcjell albinfo.ch.
Ai bëri të ditur rrugët alternative që qytetarët mund të shfrytëzojnë deri në një vendimin e radhës nga Ministria e Infrastrukturës.
“Ne si alternativë kemi paraparë që qytetarët me vetura të kalojnë në aksin rrugor Glloboqicë – Gorancë- Hani i Elezit, me një gjatësi prej 12 kilometrave. Është një rrugë të cilën vitin e kaluar Ministria e Infrastrukturës e ka asfaltuar. Është me gjerësi 6 metra, ndërsa nga Fusha e Pajtimit i bie diku rreth 24 kilometra, ku qytetarët mund ta shfrytëzojnë këtë rrugë në drejtim të Shkupit. Mirëpo, alternativë tjetër e kemi edhe pikëkalimin në Glloboqicë, i cili shkon në drejtim të Tetovës. Ndërsa të gjithë kamionët duhet të kalojnë në Glloboqicë nga dita e nesërme”, sqaroi ai, raporton “KosovaPress”.
Krejt në fund, ai bëri të ditur se brenda 10-ditësh do të dalin me një projekt sanues të gjendjes, qoftë me ndërtim të një ure apo riasfaltimit të asaj pjese.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













