Kalendari
Më 7 maj bëhet promovimi i tre librave dhe shtatë teksteve didaktike
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër njofton se, më 7 maj 2022, prej orës 15.00,
në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, Zähringerstrasse 25, 3012 Bern, bëhet promovimi i tre librave dhe shtatë teksteve didaktike.
Në këto tri botime paraqitet puna e shumë arsimdashësve, të cilët mundësuan organizimin dhe mbajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër për më se tri dekada.
Gjithashtu do të bëhet promovimi i shtatë teksteve didaktike të përkthyera në gjuhën shqipe, të botuara nga Qendra IPE (International Projects in Education) e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut, të cilat e përkrahin ngritjen e cilësisë së mësimit në gjuhën shqipe si dhe ndërlidhjen me mësimin e rregullt.
Në këtë promovim, i pranishëm do të jetë edhe anëtari i nderit i LAPSH-së, Prof.Dr.Dr. Basil Schader, gjermanist, albanolog, udhëheqës i projektit të serisë «Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes» si dhe autorët e monografive dhe bashkëpunëtorët e librit jubilar për LAPSH-në.
Pas përfundimit të promovimit do të ofrojmë një koktej për të pranishmit ku do të kemi mundësinë të bashkëbisedojmë.
Gëzohemi shumë që do të jemi bashkë
Hamzë Morina, Saime Isufi, Nexhmije Mehmetaj, Nexhat Maloku dhe Agim Paçarizi
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Prill 2022
- Ora00:00
- Data e përfundimit7 Maj 2022 - 17:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten por rritja u ngadalësua nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta