Shkurt.ch
Me iniciativën e SVP-së, 439 sekondo do të ishin dëbuar nga Zvicra
Nëse do të niste zbatimi i iniciativës nga vitin 2014, shumë më shumë emigrantë të gjeneratës së dytë do të ishin dëbuar vitin e kaluar se sa tani kur është planifikuar zbatimi i iniciativës së SVP-së.
Edhe pse të huajt janë lindur dhe rritur këtu, ata janë të kërcënuar me deportimin nëse fillon zbatimi i iniciativës për dëbimin e të huajve kriminelë. Sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave, 439 sekondo do të ishin dëbuar vitin e kaluar sikur nisma e deportimit do të zbatohej, ndërsa me mënyrën se si e sheh aktualisht Parlamenti, më shumë se 251 emigrantë të brezit të dytë do të duhej të kishin lëshuar Zvicrën, raporton “Sonntagszeitung” , përcjell albinfo.ch.
Dallimi duket të jetë edhe më i madh, për shkak se 251 sekondot mund të mbështeteshin në versionin parlamentar të klauzolës së vështirësive, e cila parashikon përjashtime të veçanta për brezin e dytë të emigrantëve.
“Gjykata mund të përmbahet nga dëbimi në qoftë se kjo do të shkaktonte një vështirësi serioze personale për një të huaj”.
Avokati dhe eksperti i migracionit, Marc Spescha, bazohet në faktin se numri i secondove të dëbuar në mënyrë efektive me zbatimin parlamentar do të ishte dukshëm më i vogël se 251.
Me implementimin parlamentar të inciativës në shumë raste nuk justifikohen edhe dëbimet nga marrëveshja për lëvizjen e lirë me BE-në.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













