Shkurt.ch
Më pak bankierë milionerë në Evropë
Numri i bankierëve në Bashkimin Evropian që fitojnë një milion e më shumë në vit filloi të bjerë edhe para se ata të fillojnë t’i ndiejnë plotësisht efektet e bonuseve, thuhet në një raport të Agjencisë Evropiane për mbikëqyrjen e bankave (EBA).
Në vitin 2013 Bashkimi Evropian ka pasur 3.178 bankierë, të cilët fituan të paktën një milion euro në vit, duke përfshirë edhe bonuset, në krahasim me 3.530 një vit më parë.
Kjo pjesërisht mund t’i atribuohet lëvizjes së kursit, pasi që dy të tretat e tyre kanë zyra në Londër, raporton EBA.
Nga EBA theksojnë se në të dhënat për vitin 2014, të cilat duhet të publikohen më vonë këtë vit, do të tregojnë një rënie në raport me bonuset dhe pagat fikse, duke theksuar “efektin e plotë” të kufizimeve të reja të bonuseve në BE.
Pagat e bankierëv janë kufizuar pasi taksapaguesit ishin të detyruar për të shpëtuar bankat gjatë krizës financiare nga viti 2007 deri në vitin 2009.
Në vitin 2013, raporti i bonuseve me pagat fikse ishte 104.27 për qind, thotë EBA.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













