Shkurt.ch

Më pak shoferë të shpejtë „raser” në rrugët e Zvicrës

Masat e rrepta kundër vozitësve të shpejtë (raser) kanë rritur kontrollet e shpejtësisë në rrugët zvicerane.

Më shpesh janë kapur nga radarët vitin e kaluar (19,8 për qind). Por, përqindja e atyre që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar ka mbetur në 0.4 për qind në krahasim me vitin 2013, pa ndryshuar.

Është inkurajuese, sipas një njoftimi të Zyrës Federale të Statistikave (FSO), se rastet e tejkalimit të shpejtësisë nga shoferët (raser) janë më të rralla.  Më 2014 janë regjistruar 2.1 për qind e të gjitha rasteve të tejkalimit të shpejtësisë në mënyrë serioze dhe ata janë ndjekur penalisht. Vitin e kaluar pjesa e tyre kishte arritur në 2.3 për qind.

Jashtë venbanimeve janë regjistruar 3.8 për qind të rastve (2013: 4.1) të automjeteve që janë fotografuar nga radarët dhe shoferët raser, thuhet qartë në statistikat e kontrolleve të trafikut të policisë. Në vendbanime ishin vetëm 2 për qind të rasteve të tilla krahasuar me 2.3 të vitin 2013.

1.8 për qind ishin kapur nga radarët në (2 qind vitin e kaluar).

Në Zvicër vitin e kaluar ishin në funksion 763 aparate për matjen e shpejtësisë, prej tyre 185 të lëvizshme.