Shkurt.ch
Më pak të rinj të dënuar penalisht
Afër 60 për qind e të dënuarve të moshës madhore gjatë vitit 2014 kanë qenë me shtetësi të huaj
Vitin e kaluar, gjyqtarët zviceranë kanë dënuar rreth 11.500 persona të moshës së mitur, me çka vërtetohet trendi në ulje i numrit të të dënuarve që po vazhdon tash disa vite. Në veçanti të rinjtë gjatë vitit 2014 kanë kryer më pak delikte të dhunës dhe të pasurisë.
Por ka pasur një rritje të madhe të numrit të delikteve të tregtisë me drogë. Bëhet fjalë për një rritje prej 25% të kësaj kategorie dënimesh. Por, dënimet më të shpeshta që u shqiptohen të rinjve (40%) janë ato për konsumim të drogës.
Ndërkaq, numri i delikteve të lidhura me drogën në mesin e të rriturve ka shënuar rënie. Por rritje prej 6 për qind në krahasim me vitin e kaluar është regjistruar në shkeljet e ligjit mbi trafikun rrugor. Në këtë kategori bien më shumë se gjysma e të gjitha dënimeve që u shqiptohen të rriturve. Në vendin e dytë të dënimeve janë ato për ngasje të automobilit në gjendje të dehur.
Afër 60 për qind e të dënuarve të moshës madhore gjatë vitit 2014 kanë qenë me shtetësi të huaj.
Dënimi i shqiptuar më së shpeshti në vitin e kaluar ka qenë dënimi me kusht, me të holla. Por gjatë pesë viteve të fundit ka ardhur duke u rritur edhe numri i dënimeve të shkurta efektive (pa kusht), në mes 1 dhe 6 muaj burg.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












