Shkurt.ch
Më shumë se 1.300 emigrantë të paligjshëm për një javë
Më shumë se 1.300 njerëz janë kapur në javën e parë të korrikut duke bërë përpjekje ilegale të hyjnë në Zvicër. Janë kaq shumë për një javë, shifër që nuk është regjistruar asnjëherë këtë vit.
Sipas shifrave të përkohshme të publikuara nga rojat kufitare, të hënën 1321 persona erdhën nga 4 deri më 10 korrik nëpërmjet Ticino në Zvicër. Shumica e tyre, 665, ishin nga Eritreja, përcjell albinfo.ch.
966 persona të kapur u dëbuan në kufi. Jo të gjithë njerëzit që banojnë ilegalisht në Zvicër janë automatikisht edhe refugjatë në kuptimin e Konventës së Refugjatëve, është thënë nga rojat kufitare. Kush kërkon azil në Zvicër, do të duhet t’u referohet qendrave federale të pritjes.
Nga janari deri në qershor të vitit 2016 rojat kufitare kishin kapur një total prej 14.602 njerëzish që gjenden ilegalisht në Zvicër. Bëhet fjalë për shifrën që është rreth gjysma më shumë që totali i vitit 2015.
Në kufijtë e tjerë zviceranë ishte qetë, në pikat kufitare në Graubünden dhe St. Gallen shifrat flasin vetëm për 16 kalime ilegale. Në rajonin verior në Bazel dhe Schaffhausen janë regjistruar 93 emigrantë të paligjshëm.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













