Shkurt.ch
Më shumë vende për lojëra fëmijësh në Zvicër
Pas shkollës, fëmijët janë duke luajtur futboll në oborrin e shkollës në lagjen e zbukuruar me ngjyra. Imazhe të tilla kërcënojnë të zhduken, sipas Pro Juventute.
“Në Zvicër, ka gjithnjë e më pak hapësira publike miqësore për fëmijët”, shkruan organizata në një deklaratë.
Për të tërhequr vëmendjen shoqata ka nisur fushatën “Më shumë hapësirë për ne”.
Për të nisur fushatën e organizuar „Pro Juventute” ka përgatitur një hartë të vendeve miqësore për fëmijët në gjithë Zvicrën.
Për më tepër, është zhvilluar një aplikacion “Më shumë hapësirë për ju!”
Me aplikacionin fëmijët mund të eksplorojnë rrethinat duke nxjerrë në pah pikat që atyre iu pëlqejnë. Nëse shumë fëmijë përdorin aplikacionin, kjo rezulton në një hartë me shumicën e destinacioneve miqësore për fëmijët në Zvicër.
“Në Zvicër ka shumë hapësira të hapura ose jotërheqëse për fëmijët. Ato janë të mbyllura për arsye sigurie gjatë natës dhe në fundjavë, siç është rasti me oborret e shkollave”, ka kritikuar Sven Goebel nga Pro Juventute.
„Urbanizimi, rritja e trafikut dhe kufizimi i aksesit do të thotë se fëmijët sot kanë më pak hapësirë për të luajtur”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














