Shkurt.ch
Më shumë vende të lira pune në Zvicër
Sipas indeksit zviceran të punës Michael Page, i cili mat të gjitha vendet e lira të punës, vendet e lira të punës raportohet të jenë rritur për rreth 37 për qind nga janari deri në nëntor.
Sipas një njoftimi për media, kjo është rritja më e lartë që nga viti 2012. Në Zvicrën Lindore numri u rrit me 62.3 për qind që nga fillimi i vitit. Në Zvicrën Qendrore numri i vendeve të lira u rrit me 48.8 për qind. Dhe në Zvicrën Veriperëndimore numri i aplikantëve për punë u rrit me 41.6 për qind këtë vit, përcjell albinfo.ch.
Për muajt tetor dhe nëntor numri i shpalljeve për punë u rrit me 2.5 për qind në gjithë Zvicrën. Në Zvicrën Perëndimore kërkesa për punë ka rënë me 3.4 për qind në mes të tetorit dhe nëntorit. Në pjesën gjermane të Zvicrës indeksi u rrit me 2.5 për qind gjatë të njëjtës periudhë.
Sipas udhëheqësve të Michael-Page, Nicolai Mikkelsen, proceset e rekrutimit janë duke u shkurtuar në shumë vende për shkak të kërkesës së lartë për punëtorë të kualifikuar, dhe kandidatët e mirë janë të mbingarkuar me shumë oferta.
Në dy muajt e fundit punonjësit janë kërkuar në veçanti për menaxhimin në ndërtimtari (13,4 për qind), specialistë të IT(9,7 për qind), specialistë logjistike (7,3 për qind), inxhinierë elektrikë (4,4 për qind) dhe kontrollorë financiarë (3,2 për qind ).
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











