Shkurt.ch
Më shumë vende të lira pune në Zvicër
Gjendja në tregun zviceran të punës është përmirësuar. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i vendeve të lira është rritur për 6 për qind në tremujorin e dytë. Ndërmjet grupeve profesionale dhe rajoneve, megjithatë vihen re dallime të mëdha, transmeton albinfo.ch.
Me një rritje prej mbi 10 për qind, kërkesa për punëtorë u rrit në Zvicrën lindore dhe në Gjenevë. Ky është konkluzioni i publikuar nga Indeksi zviceran i tregut të punës, nga Adeco. Në të dy rajonet rritja ishte kryesisht për shkak të kërkesës për profesionet komerciale, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa në rënie në këtë profesion ka bërë që tregu i punës të tkurret në Cyrih. Krahasuar me vitin e kaluar rezultoi një rënie prej 6 për qind. Zhvillimet negative janë regjistruar në rajonin Espace Mittelland (-8 për qind).
Për rënien kryesisht ishte përgjegjës industria e ndërtimit. Të njëjtat trende janë evidente edhe në tremujorin e parë.
Prej humbësve të mëdhenj janë profesionistë në shkenca kompjuterike. Shifrat në industrinë e IT-së kanë rënë për 11 për qind dhe profesionet e ndërtimit kanë shënuar një rënie prej 26 për qind.
Në krahasim me tremujorin e kaluar, kërkesa për punëtorë nga prilli deri në qershor është stabilizuar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















