Kosova

Mërgimtarët e mirëpresin vendimin e Komunës së Lipjanit

Komuna e Lipjanit u ka ofruar mërgimtarëve hapësirë për parkim falas deri më 31 gusht, e gjithë kjo po bëhet për shkak të fluksit të madh dhe evitimit të tollovisë

Deri më 31 gusht, mërgimtarët në Lipjan nuk e kanë problem të gjejnë parking për automjetet e tyre. Komuna ua ka liruar hapësirën e tyre për të krijuar hapësirë më shumë, për bashkatdhetarët tanë.

Tefik Vesiqi, mërgimtar nga Zvicra e mirëpret vendimin e Komunës së Lipjanit.

“Mirë është shumë. Ide shumë e mirë…Ndoshta për ne nuk çon shumë peshë, por mbase e kanë si ide ata e dinë më mirë”, thotë për RTV Dukagjinin, mërgimtari Tefik Vesiqi, përcjell albinfo.ch.

Avni Olluri, drejtor i Administratës në Lipjan tha se kjo po bëhet për shkak të fluksit të madh të veturave me qëllim që t’ua lehtësojnë qarkullimin mërgimtarëve.

“Të gjithë qytetarët kanë shërbim pune deri në ora 18:00 ndërsa ditën e shtunë kanë shërbim nga ora 10:00 deri në ora 14:00. Kjo për bëhet për t’iu ofruar shërbime më të lehta qytetarëve pasi që fluksi është i madh me rastin e kthimit të mërgimtarëve”, tha Olluri.

Këtë mikpritje mërgimtarët e kanë edhe në komuna të tjera si në Suharekë apo Rahovec.