Kosova

Mërgimtarët nga Zvicra mashtrohen me bileta

Institucionet në Kosovë janë të njoftuara për këto raste, por nuk po arrijnë t’i parandalojnë

Në Kosovë arritën, por udhëtimi nga Zvicra për në vendlindje nuk ishte i lehtë për Nazmije Jasharin dhe të bijën e saj.

Të dyjave, iu desh të qëndrojnë për 4 orë në aeroportin e Bazelit, dhe më pas të shpenzojnë para shtesë, pasi që biletat e tyre dolën të jenë të rreme, njofton Klan Kosova.

Biletat ato i blenë nëpërmjet internetit dhe atë nga një agjenci, pronari i së cilës u prezantua si shqiptar, përcjell albinfo.ch.

Nazmija ka treguar se si janë mashtruar nga një kinse agjenci, derisa ka takuar edhe persona të tjerë që janë mashtruar.

Një agjenci e ngjashme “Kosova Air” gjendet edhe në Ferizaj, por nuk ka asnjë filial në Gjermani, kurse ka njoftuar autoritetet për këto raste.

Edhe Ministria e Infrastrukturës së Kosovës është e njoftuar për këto raste.