Lajme
Mërgimtarët ngjallin bizneset tetovare
Kthimi i mërgimtarëve për pushime në vendlindje ka ngjallur shpresë te tregtarët për rritjen e qarkullimit të tyre të punës në Tetovë.
Ka filluar ardhja e mërgimtarëve, e bashkë me to qarkullimi më i madh ekonomik për bizneset tetovare.
Kompanitë e ndërtimeve, butiqet dhe artarët janë ata që më së miri e ndiejnë ardhjen e mërgimtarëve dhe rritjen e volumit të punës, edhe pse, siç shprehen ata, kriza ekonomike, por edhe ngjarjet e fundit në vend janë reflektuar negativisht ndaj bizneseve të tyre, raporton Alsta, përcjell albinfo.ch.
“Këto dy javët e fundit është rritur pak shitja, por nuk është si vitet e kaluara, ka një krizë ekonomike, edhe mërgimtarët nuk kanë më mundësi për akumulim të të hollave. Po tash pas Bajramit presim një rritje të punës në Tetovë, sepse prej rastit të Kumanovës, Tetova është katastrofë ekonomikisht”, tha për Alsat artari Mensur Arifi.
Ardhja e mërgimtarëve ndikon edhe në rritjen e buxhetit të komunës, kryesisht nga tatimet e pronës, edhe atë deri në 20 për qind.
«Mërgimtarët japin shumë për vendin tonë, por qeveria nuk ua kthen në nivelin e duhur atyre”, shprehet me këtë rast eksperti i ekonomisë, Izet Zeqiri.
“Po, është një injeksion shumë i fuqishëm për ekonominë e Pollogut, posaçërisht për ekonominë e Tetovës. Krahas transferimit të mjeteve revizore e financiare të tyre që sjellin para të freskëta që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Pollogut, konsumi i tyre, harxhimet e tyre që bëjnë për plotësimin e nevojave të tyre, ndikojnë në zhvillimin e ekonomive familjare, ekonomive të tjera në regjionin e Pollogut. Kështu që përkundër qytetarëve e bizneseve që janë shumë koshientë për rëndësinë që kanë mërgimtarët, institucionet e shtetit këta i trajtojnë si të huaj, nuk i trajtojnë si njerëz të cilët japin një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të regjionit edhe më gjerë”, u shpreh eksperti ekonomik, Izet Zeqiri.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













