CH-Ballkani
Mërgimtarët presin me orë të tëra në kufi
Edhe mërgimtarët që kanë shkuar drejt Shqipërisë kanë pritur me orë të tëra. Njëri ndër ta është shprehur për albinfo.ch se kanë pritur më shumë se dy orë, për shkak të protestave. Radha ka qenë e gjatë deri në dhjetë kilometra
Protestat që janë zhvilluar sot për taksat në Rrugën e Kombit, kanë shkaktuar shumë telashe në trafik.
Kështu udhëtarët nga Kosova që kanë dashur të shkojnë në Shqipëri kanë pritur me orë të tëra.
Edhe mërgimtarët që kanë shkuar drejt Shqipërisë kanë pritur me orë të tëra. Njëri ndër ta është shprehur për albinfo.ch se kanë pritur më shumë se dy orë, për shkak të protestave. Radha ka qenë e gjatë deri në dhjetë kilometra.
Kujtojmë se protestuesit kanë qenë shumë të dhunshëm dhe janë shprehur se do të protestojnë përsëri, pasi nuk pranojnë të paguajnë taksë për Rrugën e Kombit.
Protestuesit dogjën dhe shkatërruan sportelet e vjeljes së taksës së rrugës, të vendosura nga koncesionari, ndërsa paralajmëruan se do të rikthehen të bëjnë të njëjtën gjë, nëse do të rivendosen sërish në funksion.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















