Autotech

Microsofti u jep fund fjalëkalimeve

Microsofti planifikon t’u japë fund fjalëkalimeve me sistemin e ri operativ, Windows 10 S.

Kur të lansohet ky version i ri, nuk do të ketë më kërkesë për fjalëkalim gjatë instalimit të sistemit të ri. Plani është pjesë e qëllimit afatgjatë të Microsoftit për të larguar kodet tradicionale të sigurisë për masat e reja.

Në vend të fjalëkalimeve, krijuesi i Windowsit do të përdorë autentikatorë biometrikë, skanues të fytyrës dhe sensorë të gishtave për të mbrojtur përdoruesit e 10 S, transmeton Albinfo.ch.

Po ashtu pritet që të inkuadrohet edhe një autentikator i telefonave.

Pavarësisht qëllimit që të largojë tërësisht fjalëkalimet, Microsofti me Windows 10 do të lejojë njerëzit të përdorin opsionin për fjalëkalime nëse nuk i duan skanerët.