Shkurt.ch
Minus 5.5 miliardë për shkak të frangut të fortë
Edhe pse frangu zviceran është dobësuar që nga vera e kaluar, shumë firma zvicerane të eksportit janë ende të prekura nga vlerësimi i monedhës vendëse. 96 për qind e kompanive thanë në një sondazh se ato kanë humbur për shkak të frangut të fortë zviceran jashtë vendit.
Kjo del nga një studim i Fachhochschule në Bernë dhe Euler Hermes, duke analizuar përgjigjet e më shumë se 300 kompanive. Vitin e kaluar, kompanitë zvicerane kanë pësuar humbje në eksport me 5.5 miliardë franga zvicerane, thanë nga Euler Hermes.
“Më 2016 kompanitë eksportuese zvicerane kanë kapur hapin sërish dhe presim të ardhura shtesë nga eksporti me 2.5 miliardë franga”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch. Pritjet nga studimi i vitit të kaluar, i cili ishte kryer menjëherë pas heqjes së normës minimale të euros kundrejt frangut megjithatë nuk janë plotësuar.
55 për qind e të anketuarve duan të krijojnë një prani në tregjet kryesore të eksportit. Një vit më parë kjo shifër ishte vetëm 48 për qind.
Pa ndryshuar, megjithatë, është përqindja e kompanive që duan të bëjnë reduktimin e kostos në Zvicër në franga zvicerane (49 për qind). Gjithashtu, turizmi ndërkufitar është rritur nga 52 deri 53 për qind.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














