Gastronomët shqiptarë në Zvicër

“Misar”, një adresë e re e kuzhinës shqiptare në Zvicrën lindore

Në regjion ka pasur mungesë të lokaleve me ushqime tradicionale shqiptare, prandaj Drilon Pulaj e ka parë këtë si shans të mirë të hapë një lokal të tillë. Si rezultat, prej dy muajsh në Wil SG, ju mirëpret restoranti “Misar”

Ka vetëm 3 vjet që ka ardhur për të jetuar në Zvicër dhe tashmë ka nisur biznesin e tij privat: ka hapur prej 6 muajsh në qytetin Wil të St.Gallenit restorantin e vet. Fjala është për Drilon Pulajn, të riun 28 vjeçar nga Prizreni, me diplomë master në gazetari dhe për restorantin e tij “Misar” në këtë qytet të Zvicrës lindore.

“Krahas shkollës, që nga mosha 15 vjeçare, vazhdimisht kam punuar në hoteleri, kryesisht si kamerier në lokale të ndryshme. Duke bërë përvojë të pasur dhe duke vështruar punën në lokalet ku punoja, te unë është rritur dëshira që të kem një lokal privat hotelier. Në Kosovë nuk kam mundur ta realizoj këtë synim dhe ja, më erdhi mundësia ta bëj këtu, në Zvicër”, thotë Driloni.

Drilon Pulaj

Ai shton se në këtë rajon të Zvicrës ka pasur mungesë të lokaleve me ushqime tradicionale shqiptare prandaj e ka parë si shans të mirë të hapë një restorant i cili do të plotësojë këtë mungesë në larminë e kulinarisë.

Bashkëbiseduesi ynë, në Zvicër ka ardhur jo më parë se në vitin 2015. Këtu ai është martuar me Hanifen, e cila është mësimdhënëse në universitetin Weiterbildungszentrum Rorschach-Rheintal dhe çifti i ri tashmë ka një vajzë, Nila, e cila tash ka mbushur 9 muaj. Sigurisht, fakti se bashkëshortja e tij është mësimdhënëse e kontabilitetit, ia ka lehtësuar së tepërmi punën dhe ia ka rritur guximin Drilonit për të ndërmarrë një hap të tillë të rëndësishëm siç është hapja e restorantit.

“Përkrahja e gruas ka qenë dhe është e paçmueshme. Veç mbështetjes së pakursyer morale, ka qenë kompetenca e saj në fushë të kontabilitetit dhe të “rregullimit të letrave” ajo që më ka dhënë shtysën vendimtare për të hapur restorantin”, shprehet Drilon Pulaj.

Historia e emrit “Misar”

Por pse e zgjodhi emrin “Misar” për restorantin e tij? Përgjigja që jep Driloni është interesante: “Gjyshi im 82 vjeçar quhet Rasim dhe unë, pasi e respektoj shumë këtë plak të dashur e të ndershëm, e kam pagëzuar restorantin tim të parë me emrin e tij, të kthyer mbrapsht”.

Ndërkaq, i pyetur për bilancin që mund të nxirret pas rreth dy muaj nga hapja e “Misar”-it, pronari i restorantit duket mjaft optimist. “Si fillim, puna po ecën shumë mirë. Kemi kërkesa të shumta për ushqime, si për ato tradicionale shqiptare ashtu dhe për përgatitjet nga kuzhina zvicerane dhe ndërkombëtare. Drekat i kemi të rezervuara më tepër nga zviceranët dhe të tjerët që preferojnë ushqime ndërkombëtare ndërsa për darka dhe fundjava mbizotërojnë bashkatdhetarët tanë, të cilët vijnë këtu për të provuar ushqimet “si në shtëpi”, dmth gjellëra dhe mishra me të cilat janë mësuar në Kosovë, Maqedoni a Shqipëri.

Kur jemi te ky segment, më duhet të them se në këtë kohë kaq të shkurtër më ka ndodhur disa herë të detyrohem t`i refuzoj disa kërkesa për prenotime në grup, për arsye se, thjesht, të gjitha vendet ishin të rezervuara!”.

Vetëm 200 metra nga “autobani”

Gjetja e restorantit “Misar”, për shqiptarët nuk paraqet ndonjë vështirësi. “Ja, vetëm 200 metra nga këtu e kemi autobanin, bën me shenjë në drejtim të daljes nga qyteti Driloni, nga karrigia ku është ulur. Dhe, të kesh afër autostradën, kur dihet se shumica e madhe e bashkatdhetarëve tanë parapëlqejnë të jenë të motorizuar, është patjetër një avantazh për lokalin e ri dhe pronarin e tij, po ashtu të ri.

Rezervime të shumta për dasma e gazmende tjera familjare

Edhe pse jemi ende në fillim, mund të them se tashmë kemi shumë rezervime për dasma ose për gazmende e ahengje të tjera. Kështu, kemi pasur edhe deri tash disa të tilla ndërsa për muajt në vijim kemi edhe më shumë. Prandaj mund të them se i kemi kapacitetet edhe për organizime të tilla dhe interesimi i bashkatdhetarëve tanë duket që tash të jetë mjaft i madh.

Po kështu restoranti “Misar” ofron ushqimet e veta edhe për organizime e festa që mbahen jashtë tij, sipas porosive. Bëhet fjalë për turne sportive, ahengje familjare ose tubime festive të firmave ose klubeve të ndryshme, shqiptare e zvicerane në rrethinë, organizatorët e të cilëve porosisin ushqimet te ne”, thitë më tutje Drilon Pulaj

Çfarë kërkohet më së shumti në “Misar”?

Sigurisht: qebapat, suxhuku, pasuli, gullashi, pitalkat (`petajkat` e Prizrenit) dhe byrekët. “Por, sidomos byrekët, `shkojnë flakë`”, thekson Driloni. “Gjatë gjithë ditës dhe deri në mbyllje të lokalit, natën vonë, kemi kërkesa për byrekë, po edhe për qebapa e ushqime tjera, për t`i konsumuar këtu ose për t`i marrë me vete”. Por sigurisht kemi edhe shumë mysafirë që preferojnë kuzhinën zvicerane dhe ndërkombëtare. Ata i kemi me shumicë gjatë periudhës së drekës dhe vijnë nga zyrat e institucioneve dhe kompanive të shumta që i kemi këtu në afërsi por edhe nga lagja e madhe e banimimit mbrapa restorantit, duke qenë se edhe nuk kemi ndonjë restorant konkurrues këtu në afërsi”.

Për përmbushjen e kërkesave kaq të shumta dhe kaq të ndryshme, pronari i ri i restorantit ka punësuar tre mjeshtra kuzhine: një për kuzhinën tradicionale shqiptare gjegjësisht ballkanike, një për kuzhinën zvicerane dhe ndërkombëtare si dhe një bukëpjekës. Ky i fundit, nga Hasi i Prizrenit, regjioni i njohur si vatra tradicionale e bukëpjekësve.

Krahas ofertës cilësore dhe me shije të ushqimeve, ajo që e bën më të kërkuar restorantin “Misar” është gjithsesi atmosfera familjare që mbretëron aty. Të gjithë ata që kanë ardhur këtu deri tash, janë bindur për këtë”, përfundon Drilon Pulaj.

3 salla, 140 vende

Në tri sallat e restorantit ka vend për 140 mysafirë. Salla e madhe mund të ndahet, gjë që shfrytëzohet kur ka rezervime dasmash ose gazmendesh të ndryshme familjare, në mënyrë që të mos pengohet rrjedha e zakonshme e punës së restorantit.

Byrekët “shkojnë flakë”

Çfarë kërkohet më së shumti nga klientët? Sigurisht: qebapat, suxhuku, pasuli, gullashi, pitalkat (`petajkat` e Prizrenit) dhe byrekët. “Por, sidomos byrekët, `shkojnë flakë`”, thekson Driloni. “Gjatë gjithë ditës dhe deri në mbyllje të lokalit, natën vonë, kemi kërkesa për byrekë, po edhe për qebapa e ushqime tjera, për t`i konsumuar këtu ose për t`i marrë me vete”.

/Publireportage/