CH-Ballkani

Mogherini sot në Tiranë, KE-ja do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë

Komisioni Evropian pritet që gjatë ditës të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë, përcjell albinfo.ch.

Mësohet se në raport është përfshirë dhe reforma në drejtësi, ku në marrjen e vendimit pozitiv kanë ndikuar rezultatet e deritanishme me vettingun dhe largimin e 15 gjyqtarëve e prokurorëve.

Deri në qershor Komisioni Evropian pret rezultate konkrete dhe të prekshme nga zbatimi i reformës në drejtësi. Në Tiranë në mbrëmje do të shkojë shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila do të paraqesë raportin si dhe strategjinë e zgjerimit.

Ajo gjatë ditës së nesërme pritët të ketë takime me liderët e institucioneve dhe partive politike.