Kosova
Monumenti NEWBORN, pjesë e ekspozitës në Londër
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 12 gusht të këtij viti
NEWBORN, monumenti me të cilin Kosova shënoi edhe ditën e pavarësisë së saj dhe deri sot monumenti më përfaqësues në Kosovë, nga sonte është pjesë e një ekspozite në Londër.
Shkronja N e NEWBORN është ndërtuar me dimensione reale enkas për ekspozitën “Hope to Nope: Graphics and Politics 2008-18” e cila u hap sot në Design Museum në Kesington, Londër.
Ekspozita fokusohet në ngjarjet politike turbulente në dhjetëvjeçarin e fundit, duke e përdorur rolin e dizajnit në bindjen, bashkimin dhe zemërimin e audiencës, shkruan KultPlus.
Përpos N nga NEWBORN, monument me ideator Fisnik Ismailin, pjesë e ekspozitës janë edhe brendingu i kampanjës së Hillary Clinton, posterat e Barak Obamës dhe Donald Trump. Hapësira është ndarë në tri pjesë: fuqia, protesta dhe personaliteti, gjithmonë duke dashur të analizohet efekti i teknologjisë në botën e dhjetë viteve të fundit, përcjell albinfo.ch.
“Hope to Nope: Graphics and Politics 2008-18” është kuruar nga Margaret Cubbage, Lucienne Robers dhe David Shaw.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 12 gusht të këtij viti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














