Jeta në Zvicër

Mos e lini mishin pa e vëzhguar, shqiponjat mund t’ua marrin nga skara

Në Kantonin Thurgau, një shqiponjë ka filluar gjuetinë e saj: Ajo si duket i përcjell skarat dhe nga pjatat, apo edhe nga vet skara e merr copën e mishit që i takon. Të shtunën, një shpend i tillë ka vepruar në Kreuzlingen.

Bëhet fjalë për një çift zviceran që ka pasur mysafirë dy miq dhe kanë qenë të ulur në tarracë, kur përnjëherë shqiponja ka shkuar te skara dhe e ka marrë një copë mish nga pjata, ka rrëfyer zvicerani 53-vjeçar. Shqiponja gjahun e ka kryer me qëllim, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.

“Filluam të qeshemi si të çmendur, ishte shumë e papritur”, ka vazhduar më tej zvicerani Clemens Späni. Fillimisht nuk kanë mundur ta kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë saktësisht. Shqiponja ndoshta as nuk i ka vërejtur pasi kanë qenë të ulur në një me pamje të pamjaftueshme.

Rastin e tillë, Späni e ka postuar në Facebook dhe atje është konstatuar se shqiponja ka kryer më tepër vepra të tilla. Një grua ka informuar se një rast të ngjashëm e ka përjetuar në vendbanimin e saj në Wigoltingen TG.

Një përdoruese tjetër ka rrëfyer se gjatë dimrit, një shqiponjë e kishte marrë një copë mish nga skara e saj, por pasi që ka qenë shumë i nxehtë, ajo e ka lëshuar të bie në tokë.