Lajme
Mosmarrëveshjet politike: Shumica e përfaqësive, pa ambasadorë
Për disa vjet me radhë një numër i madh i përfaqësive diplomatike të Maqedonisë në botë vazhdojnë të jenë pa ambasadorë, përfshirë edhe Zvicrën.
Bëhet fjalë për vendet e Evropës, si Norvegjia, Polonia, Franca, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Zvicra, Spanja, Katari dhe Republika Popullore e Kinës.
Pa konsull është edhe konsullata në Gjermani. Këto përfaqësi diplomatike që aktualisht janë në duart e ushtruesve të detyrës, nga ndarja jozyrtare e kulaqit mes partive të pushtetit, u takojnë diplomatëve shqiptarë. Mospërzgjedhja e tyre është shkak i mosnjohjes së presidentit Ivanov nga ana e BDI-së.
Ish-ambasadori Nano Ruzhin thotë se kjo gjendje e diplomacisë krijon imazh të keq për vendin në misionet diplomatike në botë, transmeton Alsat M, përcjell albinfo.ch.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë nuk iu përgjigjën pyetjeve të Televizionit Alsat në Shkup, nëse së fundi ka shqyrtuar emërimin e diplomatëve të rinj në krye të përfaqësive diplomatike në botë dhe pse çështja mbahet peng për disa vjet. Thuajse një vit më parë vetë ministri Popovski premtoi zgjidhje të shpejtë të problemit.
I vetmi ambasador shqiptar i Maqedonisë edhe më tej është Naim Memeti në Danimarkë, kurse asnjëherë nuk jemi përfaqësuar me një diplomat shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













