Gruaja
Motrat Ferizi organizojnë gala mbrëmjen “Womalba” për nder të 8 Marsit
Për nder të ditës ndërkombëtare së gruas, 8 marsit, organizohet një mbrëmje festive në rajonin e Zvicrës frankofone, në Kantonin Vaud

Sukseset dhe sfidat gjatë integrimit në shoqërinë zvicerane dhe angazhimi i tyre ka bërë që gratë shqiptare të bashkohen si komunitet në zhvillimin e tyre nëpër sfera të ndryshme jetësore.
Për nder të ditës ndërkombëtare së gruas, 8 marsit, organizohet një mbrëmje festive në rajonin e Zvicrës frankofone, në Kantonin Vaud. Motrat Ferizi janë ato që e kanë organizuar këtë event, keshtu duke realizuar njëren nga dëshirat e tyre, duke pasur si qëllim kryesor paraqitjen e grave të suksesshme në Zvicër, angazhimin e tyre në shoqëri përmes punës, bizneseve të vogla dhe rritjes e zhvillimit të kulturës shqiptare në familje.
“Ne jemi rritur nga prindër shqiptarë dhe për ta ka qenë e domosdoshme që së pari ta flasim gjuhën shqipe në familje dhe pastaj të na shtyjnë përpara që të shkollohemi, të punojmë dhe të mos e ndjejmë veten të huaj këtu në Zvicër, po ashtu të qenët disa motra ka qenë privilegj sepse ne i kemi qëndruar pranë njëra-tjetrës dhe kemi punuar që secila të gjejë veten në shoqëri.
Nga kjo ka ardhur ideja e organizimit të një mbrëmje sepse mendojmë që këtu ka shumë femra shqiptare që kanë thyer stereotipe sa i përket integrimit në Zvicër. Kemi takuar shumë vajza të reja që shkollohen e gra që punojnë dhe për ne është e rëndësishme që këtë festë t’a festojmë duke u përpjekur që t’i rrisim bizneset tona dhe duke u mburrur me sukseset” – kanë thënë për albinfo.ch motrat Ferizi, organizatoret e Womalba.
Më shumë se vetëm një festë, e veçanta e këtij eventi do të jetë që do të ketë një program inspirues me fjalime nga disa të ftuara speciale, lojë shpërblyese nga bizneset e vet themeluara nga gratë, një darkë speciale për të gjithë mysafirët dhe muzikë me këngëtaren njohur Leta dhe DJ Toni R
Mbrëmja është e hapur për të gjitha gratë, duke filluar nga mosha 16 vjeçe. Për rezervime kontaktoni organizatoren në numrin: +41 79 942 32 05 poashtu në rrjetin social instagram: Womalba.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 March 2022
- Ora17:30
- LokacioniVaud
- Data e përfundimit12 February 2022 - 21:00
E-Diaspora
-
“Alba Festival”, mbi 12 mijë veta në Cyrih vallëzojnë nën ritmin e muzikës shqipe Është një vlerësim se këtu janë më shumë se 12 mijë pjesëmarrës, kryesisht shqiptarë por edhe...
-
Fëmija 6 vjeç i mirret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër
-
Mantelbardhët shqiptarë bëhen bashkë në “Simpoziumin II” në Bernë
-
Ylli Doko zgjidhet kryetar i FDP të Bassersdorf-it
-
BE zgjat skemën e Roaming-ut edhe për 10 vjet të tjera
Jeta në Zvicër
-
Reagime të ashpra kundër deputetes zvicerane, ka deklaruar se “Rusia u provokua nga NATO” Ajo është shprehur se ishte "aleanca luftarake NATO" (siç e quan vetë) ajo që e kishte...
-
Ky qytet i Zvicrës ka hequr dorë tërësisht nga gazi “i Putinit”
-
Agjencia e inteligjencës: Ka prani të spiunëve rusë në Gjenevë
-
Këshilli Federal nis fushatën për rritjen e moshës së pensionit për gratë
-
Zviceranët e kënaqur që frangu është barazuar me euro