Shkurt.ch
Mund të bëheni milioner!
Nëse dikush nga familja juaj ka ndonjë të afërm në Zvicër, me të cilin nuk jeni dëgjuar për dekada të tëra, ndoshta është koha për të pyetur për gjendjen e tyre financiare.
Zvicra për herë të parë ka publikuar një listë të llogarive joaktive bankare, të cilat nuk kanë regjistruar ndonjë lëvizje në 60 vjetët e fundit, në mënyrë që trashëgimtarët e këtyre llogarive të kenë mundësinë për t’i tërhequr këto fonde.
Janë më shumë se 2600 emra të individëve dhe kompanive, thotë Shoqata e bankave zvicerane, transmeton AFP, përcjell albinfo.ch.
Vlera e përgjithshme e aseteve të llogarive joaktive ishte rreth 44 milionë franga zvicerane (41 milionë euro), dhe secila llogari ka të paktën 500 franga.
E kjo duhet me siguri t’iu interesojë, ngase në listë figurojnë emra me origjinë nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe çdo gjë që ju duhet për t’u bërë një milioner (ose pak më të pasur) është për të provuar se ju keni marrëdhënie famijare me personat që kanë harruar kontot e tyre në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Pronarët e llogarive ose të afërmit e tyre kanë kohë prej një viti për t’i kërkuar ata para, në të kundërtën, mund të shkojnë në llogari të shtetit.
Informata më të hollësishme në lidhje me këtë lexoni këtu: http://www.swissbanking.org/
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













