E-Diaspora
Murat Rexha gjen zarfin me para dhe ia kthen bankës
Për fat të mirë të tij, personi që e ka gjetur zarfin me para ka qenë shqiptari Murat Rexha nga Dibra e Madhe, me banim në Nju Jork, i cili e gjeti zarfin dhe e bëri misionin e shqiptarit ta kthente atë me ndershmëri
Gjestet humane të shqiptarëve që jetojnë në mërgim bëjnë bujë në mediat e vendeve ku jetojnë e punojnë.
Vetëm në Nju Jork kemi disa raste kur shqiptarët tërheqin vëmendjen e opinionit me gjestet e tyre tepër humane dhe të ndershme, shkruan “Illyriapress”.
Mësohet se një njujorkez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte tërhequr një shumë dollarësh nga kursimet në një bankë, në qytetin e Nju Jorkut, Citybank. Në një moment të papërcaktuar, ndërsa dilte nga banka ai ka humbur zarfin ku kishte të hollat, përcjell albinfo.ch.
Për fat të mirë të tij, personi që e ka gjetur zarfin me para ka qenë shqiptari Murat Rexha nga Dibra e Madhe, me banim në Nju Jork, i cili e gjeti zarfin dhe e bëri misionin e shqiptarit ta kthente atë me ndershmëri, thonë zyrtarët e vendit të punës ku punon Murat Rexha.
Ky gjest që u vlerësua si shumë human, është bërë lajm nga kompania prestigjioze “Harvard Protect” dhe zyrtarët e Citybank në Nju Jork.
Zyrtarët e kompanisë, ku punon shqiptari, Harvard Protect, me këtë rast thanë se dëshirojnë të sjellin në vëmendjen opinionit njujorkez, një rast që meriton mirënjohje nga kompania “Harvard Protect” në lidhje me zyrtarin e Sigurisë, zotin Murat Rexha, i cili punon në ndërtesën 250 Broadway në qytetin e Nju Jorkut.
Ata thonë se gjatë kryerjes së një kontrolli të sigurisë rreth perimetrit të zonës 250 Broadway New York City – Rexha, gjen në trotuar përpara Citybank një zarf të pa hapur me dollarë. Zarfi përmbante sipas tyre 680 dollarë kesh.
Të cilat me sa duket dikush që hynte ose dilte, mbasi tërhoqi shumën e parave, humbi zarfin pa e kuptuar. Ndërsa, Rexha, që gjeti këtë zarf me të njoftuar autoritet bankare të Citybank, e ktheu zarfin tek menaxheri i bankës pa asnjë hezitim.
Mirëpo, kompania ku punon Rexha, një emigrant nga Dibra e Madhe, vendosur vitet e fundit në Nju Jork, thotë me mburrje se veprimi i punonjësit të saj Murat Rexha, ilustrojnë korrektësinë, sigurinë dhe ndershmërinë e kompanisë prestigjioze “Harvardin Protect”, dhe vlerat thelbësore të saj që janë edhe burim suksesit në qytetin e Nju Jorkut.
“Për shkak të veprimeve të tij, ndershmërisë dhe kthimit të shpejtë të zarfit, paratë u kthyen në pronarin e ligjshëm katër ditë më vonë”, thotë kompania derisa që i ndau Rexhës një certifikatë mirënjohje.
Rexha mori certifikatën e mirënjohjes duke i njohur atij veprimin human dhe ndershmërinë në mënyrën e dorëzimit të zarfit me para, duke marrë edhe një faleminderit publik për këtë veprim në këtë fushë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih














