Integrimi

Naime Ramadani kujdeset për shqiptarët në Gjermani

Kryesisht refugjatë, azilantë dhe emigrantë shqiptarë vijnë aty dhe shprehin shqetësimet dhe nevojat e tyre, sepse gjuha amtare e zonjës nga Sedelsbergu është gjuha shqipe

Naime Ramadani që nga 8 maji është udhëheqëse për integrim në Friesoythe në Gjermani. 37 vjeçarja nga Prishtina çdo të premte nga ora 10- 12 në komunën e Friesoythe ka orë konsultimesh me palët shqiptare ku mundohet t`i ndihmojë për shqetësimet e tyre, të përkthejë letrat që vijnë nga shkollat apo entet shtetërore  si dhe u ndihmon që të integrohen mirë në Gjermani

Si nënë e tre fëmijëve dhe si një menaxhere operative e një biznesi të Friesoyther, Naime Ramadani  është mësuar të ketë një vesh të hapur për shumë çështje. Që nga 8 maji i këtij viti ajo është angazhuar edhe në një sferë tjetër si udhëheqëse vullnetare për projekte të refugjatëve në Friesoythe.

Çdo të premte nga ora 10-12 Naimja pret palë shqiptare për konsultime në komunë, në rrugën në Muhlenstrrasse 12 në Friesoythe. Kryesisht refugjatë, azilantë dhe emigrantë shqiptarë vijnë aty dhe shprehin shqetësimet dhe nevojat e tyre, sepse gjuha amtare e zonjës nga Sedelsbergu është gjuha shqipe.

Shpërngulet nga Kosova në vitin 1993

Më 14 prill 1978 Naime Ramadani është lindur në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës. “Më 1993 shpërngulet familja ime për në Gjermani”, kujton 37 vjeçarja në një bisedë për NWZ. Prej atëherë ajo jeton në Sedelsburg. “Në atë kohë nuk kishte udhëheqëse për integrime. Diçka e tillë më ka pëlqyer ta bëj”, thotë ajo.

Ramadani e arriti këtë pa pasur dikë që ta përgatisë për këtë drejtim, transmetin albinfo.ch. Pasi që ajo përfundoi shkollën e mesme dhe më vonë ndjek një shkollë të tregtisë, ajo përfundoi një shkollim për asistente të dhëmbëve dhe u kualifikua në dhomën e shërbimeve shëndetësore. Sot ajo punon në menaxhment.

Si udhëheqëse për integrim për sferat e gjuhës shqipe, ajo është në dispozicion çdo të premte nga dy orë në zyrën me numër 319 në komunën e Friesoythen.

“Ne jemi vetëm në fazën e fillimit”, tregon ajo. Megjithatë të gjithë ata që kanë dashur të shkojnë te ajo, e kanë gjetur edhe zyrën, shprehet  Naimja me një buzëqeshje. Gjatë konsultimeve bisedat janë të gjata. “Sigurisht konfidenciale”, shton 37 vjeçarja.  Janë rreth 40 familje për të cilat kujdeset Naime Ramadani gjatë kësaj kohe.  “Natyrisht se nuk mjaftojnë dy orë në javë. Unë flas ose shkruaj çdo ditë me këto familje”, shprehet Ramadani, njofton “albinfo.ch”.

Ka pasur shumë pengesa për refugjatë. “Me strehim të decentralizuar ka pasur raste të vështira me lëvizjet që ua bënin, pastaj letrat nga shkollat dhe nga entet shtetërore për shumë të tillë ishin të pakuptueshme”, tregon ajo.  Më e rëndësishmja për ta ishte për të gjetur ofertat e kurseve të gjuhës gjermane dhe aktiviteteve të kohës së lirë. Për të gjitha këto çështje ajo kujdeset dhe u ndihmon se si të integrohen më mirë. “Unë iu shpjegoj njerëzve  gjithashtu rregullat se çfarë duhet të bëjnë dhe cilat shkolla duhet t`i ndjekin fëmijët e tyre. Jo të gjithë i dinë këto gjëra”, shpjegon zonja shqiptare nga Sedelsbergu.

Vazhdimi i ndihmës është i nevojshëm

“Dëshiroj që edhe në të ardhmen të kemi një bashkëpunim me punëtorët social dhe shërbimet sociale, në mënyrë që njerëzit më lehtë të gjejnë rrugën për integrim”, thotë ajo për NWZ.  Ajo është e kënaqur se oferta për të iu dalë në ndihmë njerëzve është parë si e nevojshme dhe është e lumtur që ka mundësinë t`i ndihmojë për çështje të caktuara.

Të gjithë të interesuarit të cilët kanë nevojë mund të paraqiten çdo të premte nga ora 10-12 për konsultime në gjuhën shqipe. Kontakti me telefon: 04491/929319 ose për Email:   [email protected]