Kalendari

Ndarja e diplomave për kryerjen e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues

Kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar në Kantonin e Cyrihut ju fton të merrni pjesë në ndarjen e diplomave për kryerjen e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër.

Ky organizim bëhet për fëmijët që kanë përfunduar vitin shkollor në Kantonin e Cyrihut, derisa sigurisht se të ftuar janë edhe prindërit e nxënësve.

Ngjarja do të organizohet të premten nga ora 20:00 në PBZ Biblothek Hardau, Norastrasse 20, 8004 Zurich.

LAPSH do të organizojë pije për pjesëmarrësit, derisa lut prindërit që të marrin gjëra ushqimore për pjesëmarrësit.

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit05 Korrik 2019
  • Ora20:00
  • LokacioniPBZ Biblothek Hardau, Norastrasse 20, 8004 Zurich
  • Data e përfundimit5 Korrik 2019 - 22:00