Bota

Ndër viktimat në Sri Lankë, edhe tre fëmijët e pronarit të ASOS-it

Tre fëmijët e miliarderit danez, Anders Holch Povlsen, kanë humbur jetën nga sulmet vetëvrasëse terroriste që ndodhën së fundi në Sri Lankë.

Fëmijët e Holch Povlsen ishin duke vizituar Sri Lankën gjatë festës së Pashkëve, e tre prej tyre mbetën të vdekur.

46-vjeçari, pronar i ASOS-it, është njëkohësisht pronari më i madh i tokave private në Skoci, si dhe aksionari i dytë më i madh i firmës gjermane, Zalando.

Vdekjen e tre fëmijëve e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës.

Ndryshe, numri i të vdekurve nga shpërthimet në Sri Lankë ka arritur në 290, kurse rreth 500 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.