Sport
Ndeshje e vështirë për Kosovën
Takimi në Antalia fillon nga ora 18:00, derisa Përfaqësuesen e Kosovës do ta përkrahin edhe një grup i tifo-grupit ‘Dardanët’
Kosovën e pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Turqisë. Kjo shihet si njëra nga përballjet më të vështira për Përfaqësuesen kosovare gjatë kualifikimeve për Botërorin e Rusisë, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, është shprehur se kjo sfidë është shumë e vështirë.
“Jemi në një grup shumë të fortë. Gjendja e ekipit është e mirë. Bernard Berisha ka pasur pak temperaturë dhe do të shohim deri në fund. Kemi edhe disa futbollistë që do të na bashkohen. Atdhe Nuhiu mbetet në planet tona dhe të tjerë. Objektivi ynë është Evropiani 2020, ndërsa në këto eliminatore duhet të bëjmë maksimumin për pikë që të ngjitemi në renditjen e FIFA-s”, ka thënë Bunjaki.
Samir Ujkani po ashtu ka shtuar se i pret një takim i vështirë. “Turqia është njëra ndër ekipet më të forta në grup. Ajo e dëshiron shumë fitoren sepse ka edhe krizë te rezultateve, por ne duhet të kemi kujdes dhe ta zhvillojmë lojën tonë, ne jemi përgatitur teknikisht për t’i ndalur, me pak fat edhe mund të marrim pikë”, deklaroi kapiteni i Kosovës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













