Kosova

Ndikimi ekonomik i COVID-19 në sektorin e turizmit në Kosovë

Një përllogaritje e përafërt e ndërprerjes dy-mujore të sektorit të hotelerisë dhe akomodimit mund të ketë këtë ndikim: rreth 13 milionë euro humbje në qarkullim, dhe për shkak të pasivitetit të sektorit të hotelerisë dhe akomodimit, ndikimi i mëtejshëm në sektorin e ndërlidhur mund të jetë më shumë se 10 milionë euro.

Me masat që u morën nga mesi i muajit mars 2020 për kufizim e ndërprerje të lëvizjeve dhe aktiviteteve afariste edhe në Kosovë, ashtu si në mbarë botën, për shkak të pandemisë së COVID-19, sektorë si turizmi, udhëtimet, hoteleria dhe gastronomia kanë pësuar goditje të rëndë. Ende nuk ka vlerësime të sakta se çfarë ndikimi do të ketë kjo periudhë në këta sektorë të ekonomisë së Kosovës, por shifrat e para tregojnë se rikthimi në nivelin para muajit mars do të jetë proces i gjatë dhe aspak i lehtë.

Paragliding South Kosovo (Foto PPSE Kosova)

“Tek turizmi kemi një ndërthurrje të shumë sektorëve. Është një zinxhir i tërë ku kjo pandemi ka ndikuar negativisht. Përveç ndërprerjes së shërbimeve, nisi menjëherë anulimi i rezervimeve. Turizmi është prekur që nga dita një” thotë Baki Hoti, Kryetar i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, i cili publikisht i ka bërë thirrje Qeverisë për përkahje të këtij sektori.

Turiste te huaj ne Prekaz (Foto PPSE KOSOVA)

Më 3 prill 2020, Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) e Republikës së Kosovës miratoi dhe publikoi Planin Operacional Për Pakon Fiskale Emergjente. Kjo pako ka për qëllim sigurimin e mbështetjes financiare për biznese në vështirësi për shkak të uljes apo ndërprerjes së aktivitetit të tyre pas gjendjes së krijuar në vend nga pandemia. MFT nuk i ka shtjelluar masat sipas sektorëve të ekonomisë, por ka shkuar me qasjen për t’i mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duke subvencionuar pjesërisht humbjet dhe pagat e punëtorëve për dy muaj: mars dhe prill.

Para shpalljes së kësaj pakoje, projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë punoi një raport mbi “Ndikimin Ekonomik të Pandemisë COVID-19 në Sektorin e Hotelerisë dhe Akomodimit në Kosovë”. Ky raport iu dorëzua Ministrisë së Financave dhe Transfereve në Kosovë, për të mbështetur planifikimin e tyre për masat lehtësuese ekonomike për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë

Zipline (Foto PPSE KOSOVA)

Sipas këtij raporti nga projekti PPSE, një përllogaritje e përafërt e ndërprerjes dy-mujore të sektorit të hotelerisë dhe akomodimit mund të ketë këtë ndikim:

  • më shumë se 12,000 punonjës joaktivë në rrezik të humbasin vendet e punës dhe të mbeten pa të ardhura;
  • të punësuarit në këtë sektor do të humbnin një shumë totale mbi 6 milionë EUR në paga;
  • 3,683 ndërmarrje të vogla dhe të mesme ndikohen drejtpërdrejt me rreth 13 milionë EUR humbje në qarkullim, dhe

për shkak të pasivitetit të sektorit të hotelerisë dhe akomodimit, ndikimi i mëtejshëm në sektorin e ndërlidhur mund të jetë më shumë se 10 milionë euro.

Radavc (Foto PPSE KOSOVA)

Ka edhe të dhëna të tjera që parashikojnë sa e vështirë do të jetë për ekonominë e Kosovës, e posaçërisht sektorët e turizmit, hotelerisë, restoranteve dhe kafeterive të rikthehen në gjendjen para COVID-19.

Traditional Meal (FOTO PPSE KOSOVA)

Sipas raportimeve nga media në Kosovë, Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL), në bashkëpunim me Shoqatën e Gastronomisë, ka kryer një hulumtim për ndikimin e pandemisë në bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë (HoReCa) në Kosovë. Shifrat flasin vetë: 76.2% e bizneseve në sektorin HoReCa në Kosovë do të detyrohen të shkojnë në falimentim nëse situata e krijuar nga pandemia e virusit COVID-19 do të vazhdoj tutje në tre muajt e ardhshëm. Ose 55.4% e pronarëve të anketuar kanë deklaruar se janë detyruar t’i largojnë të gjithë punëtorët nga vendet e tyre të punës. Më shumë informata ka në raportimin e publikuar në Insajderi.com

Hani i Haraqise (Foto Dalon Kalludra)

Si po e përballojnë këtë situatë operatorët turistikë në Kosovë?

Arsim Rexhepi është themelues i Balkan Destination, një operator turistik që sjell turistë të huaj në Kosovë dhe kryesisht organizon vizita për kulturë, gastronomi, traditë dhe përditshmëri të jetës në vend. “Tregu ynë është kryesisht i huaj. Turet te ne fillojnë nga fundi i i prillit dhe maji dhe kjo periudhë do të duhej të ishte shumë e ngarkuar për ne. Mbyllja e aktiviteteve për shkak të pandemisë ka ndikuar negativisht, sepse të gjitha grupet deri në qeshor janë anuluar dhe në fakt, ne nuk e dimë as se çfarë do të ndodhë me grupet e shtatorit dhe tetorit” thotë ai.

Për anulime të grupeve të turistë të huaj tregon edhe Virtyt Gacaferi, themelues i Balkan Natural Adventure, ofrues i shërbimeve turistike në Kosovë, por që mbulon dhe vende të tjera në Ballkanin Perëndimor. “Kemi marrë shumë anulime nga klientë të huaj. Për ne, 90% e klientëve vijnë nga shtetet e BE-së, Austrialia, SHBA dhe Azia. Nuk presim ta fillojmë sezonin e verës këtë vit. Nëse mund t’ia nisim punës në nëntor, për ne është mirë”

Foto Dalon Kalludra

Për anulime të grupeve të turistë të huaj tregon edhe Virtyt Gacaferi, themelues i Balkan Natural Adventure, ofrues i shërbimeve turistike në Kosovë, por që mbulon dhe vende të tjera në Ballkanin Perëndimor. “Kemi marrë shumë anulime nga klientë të huaj. Për ne, 90% e klientëve vijnë nga shtetet e BE-së, Austrialia, SHBA dhe Azia. Nuk presim ta fillojmë sezonin e verës këtë vit. Nëse mund t’ia nisim punës në nëntor, për ne është mirë”.

Për t’iu përshtatur rrethanave të krijuara dhe jashtë kontrollit të bizneseve, Balkan Natural Adventure është fokusuar në aktivitete të reja gjatë stinës së verës me fokus tek vizitorët vendas. “Po orientohemi nga tregu vendor. Jemi duke përgatitur ofertë të mirë dhe të përballueshme për qytetarët kosovarë. Për shembull kemi shfrytëzimin e bjeshkëve, ku guidat tanë udhëheqin grupe dhe mbledhin çaj, kërpudha e boronica. Po përpiqemi të gjejmë modele që ta zëvendësojmë punën tonë të deritanishme, e oferta për klientë të ndryshëm nga klientët tanë të zakonshëm” thotë Virtyt Gacaferi.

Në të vërtetë, këtë vit pritet që fokusi të jetë tek vizitorët vendorë dhe krijimi i paketave turistike brenda vendit që janë të përshtatshme për këtë klientelë të re, por edhe me çmime të përballueshme për ta. Ndërprerja e aktiviteteve ekonomike në vend ka sjellë ulje të të hyrave për familje dhe udhëtimet apo pushimet jashtë shtëpisë këtë vit do të jenë edhe më shumë luks se zakonisht. Shumë operatorë turistikë po shfrytëzojnë këtë periudhë pa aktivitete për të rikonceptuar modelet e tyre të biznesit dhe për të krijuar oferta tërheqëse për vizitorët vendorë

Novoberda Castle (Foto PPSE Kosova)

Për anulime të grupeve të turistë të huaj tregon edhe Virtyt Gacaferi, themelues i Balkan Natural Adventure, ofrues i shërbimeve turistike në Kosovë, por që mbulon dhe vende të tjera në Ballkanin Perëndimor. “Kemi marrë shumë anulime nga klientë të huaj. Për ne, 90% e klientëve vijnë nga shtetet e BE-së, Austrialia, SHBA dhe Azia. Nuk presim ta fillojmë sezonin e verës këtë vit. Nëse mund t’ia nisim punës në nëntor, për ne është mirë”.

Ky shkrim është publikuar në magazinën albinfo.ch, versioni print, edicioni maj 2020.

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI