Uncategorized

Në Berlin, Pavarësia e Kosovës festohet me pianisten e njohur, Lule Elezi

Pianistja e njohur performoi vepra kombëtare dhe ndërkombëtare për mysafirët e shumtë të cilët ishin prezent në këtë ngjarje

Ambasada e Kosovës në Berlin me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe aktiviteteve të shumta ka organizuar një pina-koncert me pianisten e mirënjohur, Lule Elezi, raporton kjo ambasadë, përcjell albinfo.ch.

Pianistja e njohur performoi vepra kombëtare dhe ndërkombëtare për mysafirët e shumtë të cilët ishin prezent në këtë ngjarje.

Siç njofton ambasada të pranishëm ishin deputetë të Bundestagut gjerman, përfaqësues të ministrive të ndryshme gjermane si dhe përfaqësues të Bundesverit.

Skënder Xhakaliu, ambasadori i Kosovës në Gjermani deklaroi se vlerat tona kombëtare përbëjnë një pasuri të madhe të kulturës shqiptare.

Xhakaliu shtoi se Ambasada e Kosovës në Berlin mbetet promovuese e kulturës shqiptare jo vetëm në rastet e festave të ndryshme, por është në vazhdimësi e përkushtuar për krijimin e urave të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë