Kultura
Në filmin “Heshtje” zhduket gjuha dhe kufijtë
“Heshtje” është një film i shkurtër i drejtuar nga Bekim Guri. Ky metrazh i shkurtër ka njohur një sukses të rëndësishëm jashtë kufijve të Kosovës. Aktualisht është shfaqur në Itali dhe është zgjedhur në dhjetëshen e filmave të shkurtër më të mirë nga tre mijë filma të tjerë kandidatë të ashtuquajtur “Dieciminuti Film Festival”. Vitin […]
“Heshtje” është një film i shkurtër i drejtuar nga Bekim Guri. Ky metrazh i shkurtër ka njohur një sukses të rëndësishëm jashtë kufijve të Kosovës. Aktualisht është shfaqur në Itali dhe është zgjedhur në dhjetëshen e filmave të shkurtër më të mirë nga tre mijë filma të tjerë kandidatë të ashtuquajtur “Dieciminuti Film Festival”. Vitin e fundit është pranuar dhe është shfaqur në 60 festivale të njohura të botës (Kanada, Kaliforni, Floridë, Norvegji, Zvicër, Gjermani, Marok, Iran, Greqi, Itali, Shqipëri, Zvicër, etj)., dhe ka korrur nëntë çmime si dhe 15 nominime. Bekimi ka lënë përshtypje të prekshme pranë dashamirësve të ekranit, si dhe profesionistëve të festivaleve të ndryshme të filmit në botë.
Ka disa muaj që për këtë metrazh të shkurtër po flitet edhe nëpër rrjetet e ndryshme sociale. Albinfo.ch kontaktoi regjisorin e tij, i cili duket të jetë vazhdimisht në udhëtim për të marrë pjesë në festivalet ndërkombëtare. Pas bisedës dhe takimit me Bekim Gurin, albinfo.ch pati kënaqësinë të shikon filmin e tij. Bekimi kërkon të shuajë kufijtë e gjuhës, duke i dhënë peshë të vetmes gjë që mund të bashkojë njerëzimin, ajo që bën që trupi dhe shpirti të dridhet kur egërsia paraqitet e pandalshme, bëhet fjalë për dhimbjen.
Në Kosovë vitet ‘90-ta janë të shënuara nga spastrimi i tmerrshëm etnik, duke shkaktuar shpërnguljen e afro 50% të popullsisë së saj.
Përmes metrazhit të tij të shkurtër, të titulluar “Heshtje”, Bekim Guri kthehet mbrapa në ato vite. Tre minuta heshtje shurdhuese, gjatë të cilave regjisori arrin t’i hedhë pavdekësi asfiksisë së jetës. Ky moment i brishtë, gjatë të cilit dora e babait shuan përgjithmonë frymën e vajzës së tij, ndërsa të dy gjendën mu në mes të shpërnguljes së popullatës shqiptare gjatë luftës në Kosovë. Një baba, i cili sheh në vdekjen e vajzës së tij të vetmin shpëtim. Aty vetëm vdekja ka fuqi të mjaftueshme për të shkatërruar mizorinë njerëzore. Nëpërmjet fuqisë dërrmuese të dorës së babait, hyjnorët përpijnë frymën e fundit të adoleshentes. Ndërsa, sytë e vajzës mbyllen përgjithmonë, ata të babait shqyhen nga të hapurit, kurse thjerrëzat e tmerruara nuk gjejnë më vend në të bardhët e syrit. Rrota ngjeshëse e barbarisë i lëshon vendin vdekjes. Ndërkohë që shpirti i fëmijës ngritët në qiej, konturet e ferrit vizatohen në fytyrën e shkatërruar të babait, një fytyrë që shikuesit do t’i merre disa ditë për ta harruar.
Fjala përjashtohet në këtë metrazh të shkurtër, ajo tregohet e pafuqishme kundër mizorisë njerëzore. Heshtja merr një karakter universal, ne jemi të gjithë të barabartë përballë vuajtjes dhe padrejtësisë. Barra e thërmueshme e babait na tërheq nga skena e pushtetit të fjalës, pamjet e çastit ndrydhen nën pamundësinë e veprimit. Imazhet dhe skenari i Bekim Gurit arrijnë të të trembin përballë barbarizmit njerëzor.
“Heshtje” është një film i shkurtër tronditës që shkon përtej figurës së dëshmisë, i cili ngjall thellë ndjenjën e pafuqisë kundër egërsisë dhe marrëzisë njerëzore. Tre minuta për të përballuar mungesën e ligjit, arbitraritetin, absurditetin tragjik të luftës së përjetuar nga popullata kosovare gjatë viteve ‘90-ta, po sidomos për të treguar se vuajtja dhe egërsia nuk kanë as gjuhë, as kufij.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














