Shkurt.ch
Në gjithë botën, 6 për qind të varur nga interneti
Varësia nga interneti është një problem global. Përveç izolimit shoqëror, të prekurit gjithashtu kanë edhe probleme të tjera shëndetësore.
Gjithnjë e më shumë njerëz janë prekur nga varësia në internet. Kjo është ana e errët e digjitalizimit progresiv të botës. Shumë përdorues shpenzojnë aq shumë kohë në internet, saqë konsumi i tepërt mund të rezultojë me probleme trupore dhe dëme psikologjike. Gjithashtu mund të çojë në izolim social.
Kështu thotë një studim i ri, i cili ka analizuar sjelljet nga varësia në internet të një totali prej 89.000 njerëzve, në 31 vende. Studimi ka zbuluar se dallimi është i madh i numrit të të varurve në internet në mesin e vendeve dhe rajoneve të ndryshme. Studimi u krye nga Cecelia dhe Angel Cheng Yee Li në Universitetin e Hong-Kongut, i cili u publikua në revistën “Cyberpsychology, Behavior and Social Networking”. Hulumtuesit erdhën në përfundimin se rreth gjashtë për qind e popullsisë së botës kanë krijuar varshmëri në internet. Megjithatë, studimi nuk ka përfshirë të dhënat nga Afrika.
Evropianët paraqesin rrezikun më të vogël.
Interesante janë shifrat për në Evropën Veriore dhe Perëndimore, ku ka më pak të varur nga interneti. Këtu janë një thjesht 2.6 për qind e popullsisë nga e tërë bota. Në Lindjen e Mesme bëhet fjalë për një normë të varësisë prej 10,9 për qind, që është në krye të renditjes. Sipas autorëve të studimit, ka një korrelacion ndërmjet përhapjes së varësisë me internet dhe cilësisë së jetës në atë rajon.
Zvicra nuk është përfshirë në analizën e të dhënave për studimin. Sipas shifrave zyrtare, në fund të 2013-ës rreth 70.000 njerëz në këtë vend kishin krijuar varshmëri në internet. Me një popullsi prej mbi 8.1 milionë, më pak se një për qind e njerëzve që jetojnë në Zvicër kanë krijuar varshmëri në internet.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar











