Kosova
Në Kanada kishte interesim të madh për minierat e Kosovës
Në seancën për Kosovën, të pranishme ishin kompani edhe nga Kina, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, Azerbajxhani dhe Republika Demokratike e Kongos
Një delegacion i qeverisë së Kosovës i kryesuar ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, po qëndron në një vizitë në Toronto të Kanadasë për të prezantuar resurset minerare të Kosovës në konventën më të madhe të Minierave në botë, PDAC 2018.
Në njoftimin për media thuhet se pala kosovare ku po marrin pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava dhe zyrtarët më të lartë të KPMM-së, kanë bërë prezantim e resurseve para më shumë se 10 kompanive të mëdha, shumica nga Kanadaja, të cilat kanë shprehur interesimin e tyre për investim në sektorin minerar të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Në kemi një ligj të avancuar për investime strategjike, ligj i cili mbron investitorin e jashtëm i tëri në harmoni me direktivat e Bashkimit Evropian”, theksoi Gashi, duke përmendur edhe aplikacionin e parë të një kompanie për t’u kualifikuar si investitor strategjik me një investim prej rreth 130 milionë euro në fushën e energjisë së ripërtrishme.
E ministri Lluka, prezantoi mundësitë për investime në zonat e veçanta të interesi si Vllahi, Gumnishtë, Karaçë, Baks, Bresalc, Zhegovcë e Deve, ndërsa ekspertët e KPMM-së, përkatësisht Azem Rexha, anëtar i bordit të KPMM-së, në hollësi tregoi për detajet e mundësive të eksploatimit të minierave që gjenden të këto zona të interesit.
Në seancën për Kosovën, të pranishme ishin kompani edhe nga Kina, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, Azerbajxhani dhe Republika Demokratike e Kongos.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














