Kalendari

Promovim libri në Gjenevë: Në kërkim të idesë

Në kërkim të idesë është një freskim i memories sonë kolektive. Është jetëshkrimi i një mërgimtari, që jeta e detyron të largohet nga atdheu, duke kaluar nëpër një kalvar vuajtjesh e peripecish. Kemi të bëjmë, pra, me një rrëfim dramatik e mbresëlënës, që e vlen të lexohet dhe do lexuar pa humbur kohë.

Një libër me kujtime, dëshmi, të dhëna, fakte, përsiatje, ide, mendime,… Është historia e një njeriu, e një familjeje dhe e një shoqërie në momente vendimtare historike. Ali Mehmeti ka regjistruar gjithçka që ka të bëjë me jetëm e vet, të familjes së tij dhe të rrethit ku ka jetuar dhe tek jeton. Autori është gjithnjë në kërkim të Idesë së Kombit, Atdheut, Lirisë, Identitetit, por e shohim edhe në çaste të zakonshme të jetës së përditshme, në situata të gjalla e konkrete, herë herë groteske.

AGIM VINCA

Promovimi i librit është organizuar të mbahet më 19 nëntor 2021, më shumë informata ne vijim:


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit19 November 2021
  • Ora19:00
  • LokacioniUniversiteti i Gjenevës, UniMail Salla M216024, rue du General - Dufour 1221 Gjenevë
  • Data e përfundimit15 November 2021 - 21:00