Koronavirusi: çast pas çasti

Në Mal të Zi asnjë rast i ri me Covid-19 për 26 ditë

Mali i Zi për të 26-ën ditë me radhë nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore të Malit të Zi.

Në këtë vend numri i rasteve aktive mbetet zero.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë analizuar 195 mostra.

Në Mal të Zi janë regjistruar gjithsej 324 raste me koronavirus. Prej tyre 315 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur nëntë persona, përcjell Albinfo.ch.