Kosova

Në Merdare tani pagesat e policave të sigurimit bëhen online

Në përpjekjet për të eliminuar pritjet në kalimet kufitare për pjesëtarët e diasporës, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit.

Ky projekt sipas Ministrisë po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit, njofton Klan Kosova.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: Kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda dhe drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli, përcjell albinfo.ch.

Lansimi i softuerit do bëhet tek pikë kalimi kufitar “Merdare” në mesditën e kësaj të mërkure.