Jeta në Zvicër
Në rënie, numri i pensionistëve invalidorë IV
Vitin e kaluar janë raportuar 14 700 pensione të reja invalidore IV. Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (FSIO) ka vazhduar edhe luftën kundër mashtrimit me sigurimin në fjalë.
Në 2003-ën ishin raportuar 28 200 raste të reja, ndërsa tani numri është zvogëluar gati përgjysmë, njoftoi BSV, përcjell albinfo.ch.
Numri i pensioneve invalidore ka rënë më tej krahasuar me vitin paraprak. Në janar ishin 217,200, që është 1900, ose 1 për qind më pak se në vitin 2016. Krahasuar me kulmin në janar të vitit 2006, rezultoi edhe me një rënie prej gati 16 për qind.
Përveç kësaj, IV ka ndërmarrë masa për të integruar në profesione të ndryshme njerëzit e kësaj kategorike që nga viti 2008. Vitin e kaluar 40 800 njerëz kanë kërkuar një masë të tillë.
Zyra Federale gjithashtu raporton shifrat për luftimin e abuzimit. IV ka përfunduar 2130 raste për mashtrim të sigurimeve vitin e kaluar. Dyshimi u konfirmua në 630 raste.
Me luftën kundër abuzimit, u kursyen 178 milionë franga në vitin 2017.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











