E-Diaspora

Në Vjenë përurohet romani “Paraardhësit” i autorit Muharrem Blakaj

Njoftohen krijuesit, dashamirët e fjalës së shkruar, bashkëkombësit tanë që jetojnë në rrethinën e Vjenës dhe më gjerë, se në lokalet e Ambasadës së Kosovës në Austri, bëhet përurimi i romanit “PARAARDHËSIT” te shkrimtarit tashmë të njohur, Muharrem Blakaj.

 

Romani “PARAARDHËSIT”, kohë më parë doli nga shtypi (si ribotim) dhe u prit shumë mirë (dhe shënon një ngjarje e jehonë të vërtetë letrare), si nga kritika ashtu edhe nga rrethet letrare dhe lexuesit e shumtë. Këtë e dëshmojnë prezantimit e deritashme në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat iu bënë librit në fjalë.
Për librin do të flasë shkrimtari dhe kritiku letrar, Gani Bytyçi.
Promovimi bëhet më 01. 06. 2018 (e premte) duke filluar nga ora 17:30.
MIRË SE VINI!
Adresa:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë
Goldeggasse 2/15,
1040 Vjenë
Austria