Kalendari

Në Zvicër fëmijet mblidhen më 1 qershor për të mësuar rreth vendit të tyre

1 Qershorin, ditën e fëmijëve, do të festohet  së bashku me “Swiss Albania Event”.

OUCHY, Lausanne, do të jetë vendi ku të gjithë vogëlushët do të gjejnë aktivitete festive gjatë ditës së Shtunë, datë 01 Qershor 2019 duke filluar nga ora 10:00- 19:00.

“Ju tregojmë për vendin tonë”, është një prej aktiviteteve të organizuar nga

Swiss Albania Event dhe Ambasada E Republikes të Shqiperis në Bern, mbështetur nga platforma mediatike albinfo.chnë bashkëpunim me prindërit dhe fëmijët  nga të gjitha trevat  Shqiptare në Vaud, të cilët do të organizojme një seri promovimi aktivitete kushtuar origjinës, lidhjeve dhe rrënjëve tona.

Aktivitetet do të pasojnë me një mini-ekspozitë nga piktorët e vegjël për të na treguar hartën e trojeve shqiptare, si dhe mëtejme shumë aktivitete letrare ku fëmijët do të mbajnë të veshur plisat e bardhë në kokë si simboli kombëtar I vendit tonë.

Pasdite do vijojmë edhe me një kinema verore, ku do të shfaqen filma vizatimor për fëmijët e të gjithë grup moshave si dhe shume aktivitete të tjera argëtuese e gazmore. 

Mbrëmjen do e mbyllim me  një darkë muzikor, të shoqëruar edhe me nje tavoline ku do promovohen dhe  shiten produkte tradicionale Shqiptare.

Dëshirojmë të ftojmë dhe jemi të hapur për bashkëpunim në realizimin e këtyre aktiviteteve me të gjitha Shoqatat, Zyrën e Integrimitnë Lausanne si dhe:

Qendrat dhe Shoqatat multikulturore të Lausanne-s

Mësues të ciklit të ulët

Mësues të gjuhës shqipe

Mësues të letërsisë në gjuhën Shqipe

Mësues të muzikës, kostumeve dhe traditave Shqiptare

Nxënës e prindër