Kosova
Negociatat për emrin e Maqedonisë do të vazhdojnë në SHBA
Pas refuzimit që i bëri Greqia propozimit “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, si opsion për zgjidhjen e çështjes së emrit, më 24 dhe 25 maj në New York do të zhvillohen bisedime të reja mes ministrave të Punëve të Jashtme të dy vendeve, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, në prani të ndërmjetësit të OKB-së, Matthew Nimetz.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Maqedonisë, ndërsa paraprakisht një gjë e tillë ishte kumtuar edhe nga pala greke.
“Ky takim është i një rëndësie të veçantë për rrjedhën e bisedimeve. Ndoshta edhe shansi i fundit për përparimin pas dështimit të emrit ‘Maqedonia e Ilindenit’ dhe kthimin në tryezë të pesë emrave fillestarë që ishin paraqitur nga ndërmjetësi Nimetz. Gjithsesi, si variante të mundshme mbeten emrat ‘Maqedonia e Re’ dhe ‘Maqedonia e Epërme’ dhe me siguri se bisedimet do të zhvillohet rreth këtyre skenarëve të mundshëm”, shkruajnë gazetat greke, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, u distancua nga propozimi “Maqedonia e Ilindenit”, pasi ky emër ishte kundërshtuar nga të gjitha partitë në Greqi.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














