Nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes vendeve anëtare të EFTA-s dhe Kosovës

Në Davos është nënshkruar Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes vendeve anëtare të EFTA-s (Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë) dhe Kosovës. Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n, raporton albinfo.ch.