Kosova
Nëntë ambasadorë do të ndërrohen
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ), e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, e ka dërguar dekretin për kthimin e nëntë ambasadorëve kosovarë nga shtetet ku kanë shërbyer deri më tani, përderisa kthimi i tyre pritet të ndodhë në qershor të këtij viti
Në qershor të këtij viti në Kosovë pritet të kthehen nëntë ambasadorë nga vendet ku kanë shërbyer deri më tani. Ministria e Jashtme tashmë ua ka dërguar dekretin për kthim.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ), e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, e ka dërguar dekretin për kthimin e nëntë ambasadorëve kosovarë nga shtetet ku kanë shërbyer deri më tani, përderisa kthimi i tyre pritet të ndodhë në qershor të këtij viti.
Gazeta Zëri ka mësuar se dekreti për kthim në Kosovë tashmë u është dërguar: ambasadorit të Kosovës në Britaninë e Madhe Lirim Greiçevcit, Shpend Kallabës, ambasador në Bullgari, Sabri Kiqmarit, ambasador në Australi, Valdet Sadiku, diplomat në Serbi, Nexhmi Rexhepit, ambasador në Slloveni, Vjosa Dobrunës, ambasadore në Holandë, Avni Spahiut, ambasador në Turqi, Rexhep Bojës, ambasador në Arabinë Saudite, si dhe Edon Canës, konsull i Kosovës në Strazburg, përcjell albinfo.ch.
Pas kthimit të ambasadorëve zyrtarë për informim në MPJ thonë se postet vakante të diplomatëve kosovarë në këto shtete do të plotësohen, duke marrë parasysh legjislacionin aktual në fuqi dhe procedurat e përcaktuara në të.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













