E-Diaspora

Sot në Tiranë fillon konferenca “Diaspora Dialog në Vendlindje”

„ Diaspora Dialog në Vendlindje“ titullohet aktiviteti që do të zhvillohet nga data 2 deri më 5 prill në Tiranë dhe Prishtinë.

Nga data 2 deri më 5 prill  2018, në Tiranë dhe Prishtinë në konferencën “Diaspora Dialog në Vendlindje” do të mblidhen bashkë personalitete nga jeta sociale, politike dhe artistike e diasporës shqiptare në Gjermani dhe Zvicër, përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përfaqësues nga organizatat partnere CIM dhe GIZ,  ku do të diskutohet mbi diasporën dhe rolin e saj sot e në të ardhmen.

Drejtori i platformës albinfo.ch, dr. Bashkim Iseni do të marrë pjesë si panelist  njërin prej sesioneve në Tiranë dhe Prishtinë me përfaqësues të diasporës dhe institucioneve nga Shqipëria dhe Kosova.

Një aktivitet i tillë organizohet nga Shoqata IDEAL në Esen të Gjermanisë me presidenten Anduena Stephan. Albinfo.ch është partner medial.

Më shumë për aktivitetin në fjalë në pdf-in në vijim:

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit02 Prill 2018
  • Ora18:00
  • LokacioniTiranë
  • Data e përfundimit6 Prill 2018 - 18:30