Jeta në Zvicër

“Nestle” sjell hamburgerin e ri pa mish

Koncerni më i madh botëror i industrisë ushqimore, “Nestle” që ka selinë në Zvicër, vjen me një hamburger vegan në Evropë dhe në SHBA.

Kompania ka lansuar një hamburger me bazë bimore në Evropë dhe në SHBA, përcjell Albinfo.ch.

Hamburgeri i markës “Garden Gourmet” do të jetë në dispozicion për veganët gjatë këtij muaji. Zvicra ende duhet të presë. Në tregun e Evropës, hamburgeri është aktualisht në dispozicion vetëm në Austri, Belgjikë, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Holandë, Norvegji dhe Suedi. Në Amerikë vijon në vjeshtë.

«Nuk ka kompromis»

“Këta hamburgerë nuk komprometojnë për shijen, cilësinë apo përvojën në gatim”, thotë Wayne Angli. Kreu i Nestle Food beson se tendenca drejt ushqimit me bazë bimore do të vazhdojë.

Hamburgeri përbëhet nga proteina soje dhe grurë. Ngjyra e hamburgerit përbëhet nga panxhari, karrota dhe specat. Nestle premton se hamburgerët duhet gjithashtu të bindin dashamirët e mishit.