Shkurt.ch
Nga të huajt, më së shumti të papunë janë portugezët
Në kuadrin e të dhënave statistikore për numrin e të huajve që Zyra Federale për Migracion ka dhënë dy ditë më parë janë publikuar edhe shënime për shkallën e papunësisë sipas komuniteteve të huaja.
Për shkaqe të kuptueshme, shkalla e papunësisë te zviceranët është më e ulët se te të huajt. Por edhe në mesin e të huajve ka dallime të mëdha sa i përket papunësisë. Kështu, austriakët dhe gjermanët në Zvicër kanë shkallë të ulët papunësie, të përafërt me zviceranët ndërsa francezët kanë papunësi prej 2 për qind më shumë se gjermanët dhe austriakët .
Por, komuniteti me shkallë papunësie që dallohet nga të tjerët për nga lartësia është ai portugez, shkruan blick.ch. Për shkak se janë të punësuar gjerësisht në ndërtim, bujqësi dhe hoteleri, kjo shkallë te portugezët varion shumë në varësi nga stina, transmeton albinfo.ch. Kështu, gjatë dimrit 10 për qind të portugezëve janë të papunë ndërsa gjatë verës më pak se 5%.
Sipas grafikës së publikuar nga SEM del se shtetasit e Ballkanit Perëndimor (pa u specifikuar sipas shteteve), kanë një shkallë papunësie në mes 6 dhe 8%, që është më e lartë se mesatarja e të huajve por më e ulët se ajo e portugezëve.
Ndryshe, shkalla e papunësisë te zviceranët në tremujorin e dytë të këtij viti ka qenë 2.2%, te të huajt 5.8% ndërsa mesatarja e përbashkët, 3.1%.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë










