Shkurt.ch
Nga viti 2018, dënimi me pranga elektronike, në gjithë Zvicrën
Edhe deri tash ka pasur mundësi të praktikimit të një dënimi të tillë por me ligjin e ri kjo çështje ka marrë një zgjidhje unike për gjithë vendin
Në Zvicër, nga 1 janari i vitit 2018 do të jetë i mundur zëvendësimi i vuajtjes së dënimit me burg me atë me mbajtje të prangave elektronike të këmbëve. Qeveria e vendit ka vendosur që ligji i rishikuar i të drejtës penale të hyjë në fuqi në datën e përmendur.
Edhe deri tash ka pasur mundësi të praktikimit të një dënimi të tillë por me ligjin e ri kjo çështje ka marrë një zgjidhje unike për gjithë vendin.
Këtë dënim mund ta mbajnë të gjithë personat e dënuar me burg prej 20 ditësh deri në 12 muaj, shkruan srf.ch.
Po ashtu këtë formë dënimi në këtë gjatësi mund ta zgjedhin si pjesë të vuajtjes së dënimit edhe personat e dënuar me dënime më të gjata burgu, transeton albinfo.ch. Ndërsa në veçanti prangat elektronike të këmbëve mund t`u vihen të dënuarve që janë nga fundi i vuajtjes së një dënimi të gjatë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












